21.4 C
New York
Sunday, May 18, 2025

Buy now

Cilat janë 20 skuadrat që tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Champions?

- Advertisement -

Ligat evropiane po i luajnë ndeshjet e fundit për këtë sezon.

Liverpool, Barcelona, Bayern Munchen, e Paris Saint Germain, tashmë janë konfirmuar kampionë në ligat përkatëse.

Nga pesë ligat më të forta, veç në Serie A ka mbetur të diskutohet çështja e kampionit, ku në garë të ngushtë janë Interi dhe Napoli.

Garë mjaft e fortë po zhvillohet edhe për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

20 skuadra nga 36 sa do të garojnë, veçse e kanë siguruar kualifikimin.

Nga Bundesliga do të marrin pjesë: Bayern Munchen, Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt dhe Borussia Dortmund.

Nga La Liga: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao, e kanë zënë një vend, derisa disa skuadra janë në “luftë” edhe për një vend.

Situatë e ngjashme është edhe në Serie A, ku Napoli, Interi dhe Atalanta, janë kualifikuar derisa disa skuadra janë në garë për vendin e fundit.

Garë interesante po bëhet edhe në Premier League, ku nga pesë skuadra të cilat do të marrin pjesë në Champions.

Aty veç Liverpooli, e ka siguruar pjesëmarrjen, derisa luftë e madhe po zhvillohet për katër skuadrat tjera.

20 skuadrat që e kanë siguruar kualifikimin në Champions:

Liverpool, Napoli, Interi, Atalanta, Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Athletic Bilbao, Bayern Munchen, Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, Olympique Marseille, AS Monaco, PSV Eindhoven, Ajax, Sporting Lisbona, Slavia Praha dhe Olympiacos.

16 skuadrat e tjera do të mësohen pas fundit të sezonit në të gjitha ligat evropiane dhe fazës së playoff-it.

Të ngjashme

Të fundit