Trajneri francez Alain Giresse, të marten i dha fund aventurës së tij me kombëtaren e Kosovës.
Giresse i udhëhoqi “Dardanët” në 14 ndeshje.
Por, cilat ishin rezultatet e tij?
Rezultatet e arritura nën drejtimin e 70-vjeçarit nuk ishin ato të priturat.
Kosova në ndeshje zyrtare i mori katër fitore, tri në ndeshje zyrtare dhe një në miqësore.
“Dardanët” i regjistruan edhe gjashtë barazime, tre në ndeshje zyrtare e po ashtu tri në miqësore.
E katër ndeshje, tekniku francez i humbi, të gjitha këto lojë zyrtare të Kosovës.
Sot në një mbledhje urgjente të thirrur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u vendos ndërprerja e bashkëpunimit me tekniku francez, sidomos për shkak të humbjes të së hënës me Bjellorusinë.
Alain Giresse erdhi në shkurt të vitit 2022 në vend të zviceranit Bernard Challandes.
Detyra kryesore e Giresse ishte kualifikimi i Kosovës në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, por që nuk u arrit ky objektiv.