Në njësinë e Mjekimit Intenziv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës trajtohen rastet më të rënda të të gjitha profileve, përfshirë këtu edhe pacinetët që ju komplikohet gjendja pas operacionit.
E është pikërisht klinika e kirurgjisë abdominale në QKUK që transferon më së shumti raste në MIQ si shkak i infeksioneve.
Anise, drejtuesi i klinikës së Anestezionit me Mjekim Intenziv, Gazmend Spahija thekson se është vëtshtirë të evidentohen se këto raste janë si pasojë e infeksioneve brenda-spitalore ose jo.
Kjo siç thotë anesteziologu, Spahija për shkak se nuk bëhen strishot gjatë pranimit të pacientëve në klinikat tjera.
Megjithatë, Mjekimi Intenziv Qendror gjatë vitit 2024 ka pasur diku 6.6% të pacientëve me infeksione të importuara.
Derisa bëhet me dije se sfidë për trajtimin e këtyre rasteve mbetet izolimi i tyre në mënyrë të duhur si shkak i mbingarkesës.