Djali i madh i këngëtares Britney Spears, Sean Preston, e ka ndryshuar mbiemrin e tij në rrjetin social “Instagram” nga emri i mesëm, Federline, në Spears. Është një tjetër shenjë se marrëdhënia e këngëtares 44-vjeçare me fëmijët e saj, nga të cilët është larguar prej vitesh, po bëhet gjithnjë e më e fortë pavarësisht shqetësimeve për shëndetin e saj mendor, të cilat herë pas here ngjallen nga postimet e saj të fshehta në mediat sociale.

Artistja ka dy fëmijë, 20-vjeçarin Sean Preston dhe 19-vjeçarin Jayden James , me ish-bashkëshortin e saj , 48-vjeçarin Kevin Federline. Megjithatë, gjesti i Sean Preston mund të jetë thjesht simbolik dhe jo i lidhur me një ndryshim zyrtar të emrit.
Sidoqoftë, vitet e fundit Spears ka postuar shpesh me djemtë e saj, veçanërisht pas arrestimit të saj në Kaliforni më 4 mars për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit , gjë që rezultoi në mbajtjen e saj në paraburgim për një natë (ajo u lirua mëngjesin tjetër).





