1.4 C
New York
Thursday, February 26, 2026

Buy now

“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip (Video)

- Advertisement -

Artistja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka publikuar zyrtarisht videoklipin e këngës së saj më të re “Çike Çike”, një projekt që ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale edhe para lansimit të plotë.

Kënga ka ngjallur reagime të shumta për shkak të përfshirjes së gjuhës shqipe në tekst, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me publikun shqiptar. Pjesa ritmike me vargjet “Çike çike, luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike” është shpërndarë gjerësisht në platforma si TikTok, duke u kthyer në trend brenda pak ditësh.

Në realizimin e vargjeve në shqip ka kontribuar edhe stilisti shqiptar Liri Nikqi, i cili njihet për raportin e tij të afërt me këngëtaren. Ky bashkëpunim i ka dhënë projektit një dimension më personal dhe autentik.

“Çike Çike” është publikimi i radhës nga albumi i saj i ri, “Dirty Blonde”, i cili pritet të sjellë një etapë të re në karrierën e artistes. Me këtë projekt, Rexha jo vetëm që vazhdon të dominojë skenën ndërkombëtare, por edhe të promovojë rrënjët e saj shqiptare në tregun global muzikor.

Të ngjashme

Të fundit