Home Sport Çikat e Kosovës në çerekfinale të Botërorit për karate

Çikat e Kosovës në çerekfinale të Botërorit për karate

0
Çikat e Kosovës në çerekfinale të Botërorit për karate

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave në karate është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Kjo pasi çikat e Kosovës fituan tre nga katër ndeshjet në raundin kualifikues, kështu duke vazhduar rrugën për medalje.

Kampionet tona si medaliste të bronzta nga kampionati i fundit Botëror do të takohen me fituesin e medaljes së argjendtë në kampionatin e fundit Botëror Japoninë.

Këto janë rezultatet:

Kosova 1-2 Itali

Kosova 3-0 Ekuadori

Kosova 3- 0 Hungari

Kosova 2 – 1 Chinese Taipei

Exit mobile version