Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të madhe në finalen ndaj Lyonit me rezultatin 2:0.
Golin e parë në këtë finale të zhvilluar në stadiumin “San Mames” në Bilbao e shënoi Aitana Bonmati, shkruan Indeksonline. Skuadra nga Franca kishte shumë raste shënimi pas golit të pranuar, por nuk arriti ta barazonte rezultatin.
Kurse golin për 2:0 e shënoi Alexia Putellas në sekondat e fundit të ndeshjes.
Barcelona me këtë fitore, shpallet kampion në UEFA Champions League për sezonin 2023/24, që është i treti në histori të klubit dhe i dyti me radhë.