6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Çiftit të famshëm po i “skadon” lidhja, kontrata nxjerr zbuluar se kur do ndahet Taylor Swift nga partneri

- Advertisement -

Kur Taylor Swift dhe Travis Kelce konfirmuar se janë në një romancë, fansat e këngëtares së famshme ishin të sigurt se ajo kishte gjet ‘të duhurin’.

Në fakt, është një histori dashurie që mund të jetë një film hollivudian, ylli i pop-it dhe sportisti që ranë në dashuri teksa bota i shikonte.

Por së fundmi, përfaqësuesit e Kelce janë detyruar që të mohojnë zërat se ata kanë plane që të ndahen në fund të këtij muaji. Shkak i këtyre aludimeve është bërë një dokument i shkruar në gazetën kryesore të kompanisë së tij PR në SHBA, e cila u përhap në internet.

Për çfarë bëhet fjalë? Partneri i Taylor Swift ka një kush për t’i propozuar për martesë këngëtares

Dokumentet që duket se janë krijuar nga firma “Full Scope” me bazë në Los Angeles, zbulojnë një strategji për ndarjen e tyre. Madje është caktuar edhe data 28 shtator për të konfirmuar se nuk janë më bashkë.

Gjithashtu në këto dokumente përshkruhet plani se si të bëjnë deklaratë zyrtare për fundin e marrëdhënies, tre ditë ‘pas ndarjes’ për të ‘lejuar furinë fillestare të medias të qetësohet’. Sipas dokumentit, ndarja do të jetë e qetë dhe me respekt reciprok.

“Travis dhe Taylor kanë vendosur që të ndajnë rrugët e tyre. ata të dy vlerësojnë dhe respektojnë jetën personale të njëri-tjetrit, si dhe vlerësojnë respektin tuaj për privatësinë gjatë kësaj kohe. Ata të dy janë të përkushtuar ndaj karrierës së tyre dhe rritjes personale. Do të mbeten miq dhe i urojnë njëri-tjetrit më të mirën”, është një shembull se si mund të ishte deklarata për konfirmimin e ndarjes së këngëtares dhe sportistit.

Dokumentet gjithashtu theksojnë se ky njoftim do të fokusohej në ‘rritjen personale’ të Kelce, duke e inkuadruar ndarjen si një ‘pjesë natyrore të jetës’. Ai do të nxjerrë në pah angazhimin e tij për karrierën dhe arritjet e tij të vazhdueshme në industrinë e sportit.

Lidhur me këtë ka reaguar menjëherë zëdhënësi i “Full Scope”, i cili ka këmbëngulur se ato ishin “tërësisht të rreme dhe se nuk ishin krijuar, lëshuar ose autorizuar nga kjo agjenci”.

“Ne kemi angazhuar ekipin tonë ligjor për të nisur procedurat kundër individëve ose subjekteve përgjegjës për falsifikimin e paligjshëm dhe dëmtues të dokumenteve”, tha përfaqësuesi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit