Rreth 70 km nga Donetsk, një nga dy rajonet e shkëputura në Ukrainën lindore të drejtuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia, ndodhet qyteti industrial i Kostyantynivka. Në vitin 2014, qyteti u pushtua për dy muaj përpara se ushtria ukrainase të rimerrte kontrollin. Olga dhe Jenya u martuan atje më herët të martën dhe po bëjnë çmos për të shijuar rastin me familjet dhe miqtë.
Ndërsa të ftuarit hanë nga pjata të mëdha me sallatë dhe mish të pjekur në skarë dhe shijojnë argëtimin dhe muzikën pop që dëgjohet nga altoparlantët. Të ftuarit e dasmës duken të patrazuar nga ngjarjet që ndodhin në pragun e tyre.
Kur fillimisht caktuan datën, Olga dhe Jenya nuk e dinin se do të përkonte me njoftimet e Presidentit Putin brenda natës raporton gazetari Albiy Shudrya i “BBC-së”. Por në një dhomë anësore para se të prezantohen për herë të parë si burrë e grua, më thonë se ky restorant ishte rezervuar, fotografi ishte punësuar dhe të ftuarit. Ata nuk ishin të përgatitur ta anulonin.