Pa u bërë dy ditë pasi i vdiq burri, mësimdhënësja nga Mitrovica, Vjollca Hasani, u nda sot nga jeta.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familja, me ç’rast kanë njoftuar se varrimi i saj do të të bëhet sot në varrezat e qytetit, në Shipol.
“Me pikëllim te thelle ju njoftojmë se u nda nga ne edhe me e dashura e familjes, për tu bashku ne përjetësi me me te dashurit e saj” – ka shkruar një familjar i saj.
Ndërsa burri i saj, Murat Hasani, vdiq më 7 korrik, në moshën 84-vjeçare.
Edhe anëtarja e PDK, Valdete Idrizi, ka shkruar për vdekjen e tyre: “Lajme që më mërzitën shumë. Para dy ditësh ndërroj jetë axha Murat e tash edhe tezja Vjollcë, njerëz të mrekullueshëm e çift shembull për të gjithë.
Ngushëllime familjes së ngushtë e të gjerë, si dhe miqve të shumtë për humbjen e të dashurve të tyre, e unë lutem që të jenë bashku me djemtë e tyre Astritin e Armendin të cilët para pak kohësh ikën në moshë shumë të re. Familja Hasani, familje e respektuar, familje me vlera e me kontribute të mëdha, edhe ne të gjithëve do të na mungojnë! Ata padyshim që jenë në vend ma të mirë, në parajsën e merituar!”