Ajo që filloi si një mbrëmje e mbushur me atmosferë romantike në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” mori një kthesë të papritur kur Vëllai i Madh transformoi arenën e “Supersport” në një fermë të vogël.
Shtëpia u pajis me një gamë të gjerë kafshësh, nga dele e pulat te dhia, për të cilat do të kenë përgjegjësi të veçantë tri çifte.
Me ardhjen e një zarfi të bardhë, çiftet u njoftuan se do të përballen me një mision shtesë: nëse do të kujdesen për kafshët dhe ta përmbushin misionin si duhet, ata do të shtojnë 20 mijë euro në fondin e çmimit të madh.
Nga ana tjetër, nëse nuk e realizojnë misionin me sukses, 20 mijë euro do të zbriten nga ky fond.
Sfida e misionit me kafshët pritet të ndikojë jo vetëm tre çiftet e përfshira, por edhe të tjerët në shtëpi. “Jam i bindur se do të bëni një punë të shkëlqyer”, u tha Ledioni çifteve, duke shtuar një element humorist: “Nëse kjo nuk ndodhë do të kini dele dhe dhi aty”.
Ledion Liço u ka bërë me dije banorët se në ditën në vijim do të ketë një komunikim tjetër nga Vëllai i Madh dhe u paralajmëroi për rregullat strikte: “Dera e arenës ‘Super Sportit’ do të jetë e mbyllur, dhe ju nuk duhet të ketë asnjë komunikim me banorët jashtë, sepse përndryshe Vëllai i Madh do të marrë masa”.
Ky mision shtesë në BBVA shton një dimension të ri të sfidës dhe të bashkëpunimit mes banorëve, duke i bërë ato pjesë aktive të një provimi që synon të testojë aftësitë dhe durimin e tyre në kushte të veçanta, ndërkohë që publiku pret me padurim të shohë rezultatet e punës së tyre.