Christina Aguilera vazhdon që të jetë e njëjtë në paraqitjet e saj, ashtu sikurse ishte edhe në paraqitjen e saj të fundit në një fustan me lëkurë ngjyrë të gjelbër, teksa është paraqitur në ndarjen e çmimeve të modës dhe stilit, “The Daily Front Row Fashion Awards”.
Ajo është e njohur për paraqitjet e saj provokative.
E tillë ishte edhe mbrëmë, kur Christina Aguilera bëri një paraqitje spektakulare në “Daily Front Row Fashion Awards”, që u mbajt në hotelin “Beverly Wilshire” në Beverly Hills.
Këngëtarja (41) ka pasur të veshur një fustan të gjelbër, por që ka ekspozuar më shumë se duhet gjoksin e saj, por që aktorja nuk është larguar nga stili i saj tradicional tashmë.











