Christina Aguilera ndezi Instagram-in të hënën (17 janar), teksa u shfaq në platformën e mediave sociale për të promovuar këngën e saj të ardhshme, “Santo”.
Ylli i muzikës mahniti tetë milionë ndjekësit e saj me një fotografi të mrekullueshme të profilit ku ajo hipnotizon kamerën me sytë e saj blu ndërsa flokët e kuqe i ksihte të stiluara në gërsheta.
Krijuesja e hiteve, 41-vjeçare zbuloi se bashkëpunimi i saj i ardhshëm latin – nga albumi i saj i parë në gjuhën spanjolle në 20 vjet – me Ozuna, do të publikohet më 20 janar.
Foto: Christina Aguilera/Instagram
Këngëtarja e “Lady Marmalade” ka stiluar flokët e saj me një sërë gërshetash, me dy prej tyre të lidhura rreth ballit.
Këngëtarja “Ain’t No Other Man” kishte vendosur makijazh të gjelbër smerald, i cili krijonte një kontrast mahnitës me sytë e saj blu. Pesë herë fituesja e Grammy -it përshtati dukjen me vathë elegant ari.
Foto: Christina Aguilera/Instagram
Diva ndau një sërë fotosh me të njëjtin stil javën e kaluar, ku u pa e veshur me të njëjtën veshje dhe flokë së bashku me një palë syze të kuqe.
Ajo ka postuar edhe një imazh me bashkëpunëtorin e saj, Ozuna, i cili u përshtat me të me një veshje lëkure të kuqe, shkruan Daily Mail.
Foto: Christina Aguilera/Instagram
“Santo” do të jetë pjesë e EP-së së saj në gjuhën spanjolle, La Fuerza. Që do të lansohet pas më shumë se 20 vitesh pas.