0.6 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Christian Mba e fiton për herë të dytë çmimin “Ylli i Javës”

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se çmimin “Ylli i Javës” e ka fituar Christian Mba.

Futbollisti i Trepçës ‘89 e fitoi çmimin e më të mirit për javën e gjashtë në Superligën e Kosovës.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Bujar Asllani nga KFV Ferizaj, Isuf Llumnica nga KFV Kosova (P) dhe Edmon Cana nga KFV Rahoveci.

Për sulmuesin Mba kjo është hera e dytë që e fiton çmimin e “Yllit të Javës” në këtë edicion, pasi të njëjtin e kishte fituar edhe në javën e parë.

Komisioni vlerësoi se Mba ishte protagonisti kryesor në fitoren që KF Trepça ’89 FC e arriti si mysafire në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj kundër Drenicës, me rezultat 5:2.

Christian Mba përveç se shënoi dy gola (28’, 90’) asistoi edhe në golat e shënuar nga Bleon Sekiraqa (24’) dhe Erdin Dushi (52’).

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e Trepçës’89 e dorëzoi drejtori i marketingut në Albi Mall, Albi Humolli.

Pas vlerësimit për herë të dytë me çmimin “Ylli i Javës”, Christian Mba ka thënë se ndihet i lumtur për ecurinë e mirë të tërë ekipit.

“Është një fillim i mrekullueshëm për mua dhe për skuadrën time. Jam këtu për të dhënë më të mirën time. Ky çmim nuk e pasqyron vetëm lojën time, por edhe punën ekipore të bashkëlojtarëve të mi dhe të shtabit teknik. Ne më të vërtetë po e bëjmë më të mirën me punë. Do të punojmë me përkushtim që të jemi në pjesën e epërme të renditjes dhe pse jo ta rikthejmë trofeun e kampionit në Mitrovicë dhe ta bëjmë të lumtur secilin qytetar të Mitrovicës”, ka theksuar Mba.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFFKKosova%2Fposts%2Fpfbid0CV5vu5h7Uz95EfYVTwP2wvcqZcLMzURuqhRy82sNBWYvXSytGtbyAcs1LsRmyet8l&show_text=true&width=500

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit