7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Chris Rock flet për incidentin me Will Smithin: Kushdo që thotë fjalët lëndojnë nuk është goditur me shuplakë në fytyrë

- Advertisement -

Katër muaj pasi u godit me shuplakë nga Will Smith para një publiku të mbushur me yje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar dhe para botës – Chris Rock më në fund ka folur rreth kësaj.

Komediani, i cili reagoi ndaj shuplakës tashmë famëkeqe me humor dhe refuzoi të ngrinte akuza kundër Smith, bëri një shaka për incidentin gjatë një shfaqjeje stand-up gjatë fundjavës.

Rock doli në skenë në Madison Square Garden të qytetit të New York të shtunën, ku ai dhe Kevin Hart kryesuan turneun e komedisë “Only Headliners Allowed” – i cili kishte Dave Chappelle si të ftuar surprizë.

“Kushdo që thotë fjalët lëndojnë nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë”, ka thënë Rock gjatë paraqitjes së tij, shkruan DailyMail.

Shfaqja shënon herën e parë që Rock ka folur publikisht për incidentin, megjithëse më parë la të kuptohej se do të bënte shaka me të sapo të përpunonte plotësisht atë që ndodhi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit