26.6 C
New York
Saturday, June 21, 2025

Buy now

Chris Brown përballet me drejtësinë në Londër: Mohon akuzat për sulmin e dhunshëm në klub nate

- Advertisement -

Këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown, është deklaruar i pafajshëm për një sulm të dyshuar me shishe që ka ndodhur në një klub nate në Londër në shkurt të vitit 2023.

Në paraqitjen e tij të fundit në Gjykatën e Kurorës në Southwark, 36-vjeçari u përball me akuza të rënda për përpjekje për të shkaktuar dëmtime të rënda trupore me dashje, si dhe për posedim të një arme sulmuese.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur në klubin e njohur Tape në Mayfair, ku viktima, producenti i muzikës Abraham Diaw, u godit disa herë me shishe dhe më pas me grushte e shqelma, ndërsa ndodhej i shtrirë në dysheme, shkruan DailyMail.

Prokurorja e çështjes e përshkroi ngjarjen si një “sulm jashtëzakonisht serioz”, i cili është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Së bashku me Brown, edhe një i pandehur tjetër, reperi dhe producenti Omololu Akinlolu nga Teksasi, mohoi të njëjtat akuza. Gjyqi për të dy të pandehurit është caktuar për datën 26 tetor 2026 dhe pritet të zgjasë një javë.

Brown u arrestua nga policia britanike më 15 maj në hotelin Lowry në Manchester, vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në vend me avion privat.

Ai qëndroi për disa ditë në burgun HMP Forest Bank përpara se të lirohej me kusht kundrejt një garancie prej 5 milionë paundësh.

Kushtet e lirimit përfshijnë ndalim kontakti me dëshmitarët apo bashkëpandehurin, ndalim të hyrjes në klubin Tape, si dhe kufizime të rrepta për lëvizjet e tij, përfshirë ndalimin për t’u larguar nga Anglia dhe Uellsi pa leje.

Pas lirimit, Brown postoi në Instagram për ndjekësit e tij, duke shkruar: “Nga kafazi në skenë!!!”, ndërsa vazhdoi turneun e tij “Breezy Bowl XX”, i cili u hap më 8 qershor në Amsterdam dhe vazhdoi në Mbretërinë e Bashkuar me një koncert në Manchester më 15 qershor.

Gjatë performancës, ai falënderoi fansat dhe, me ironi, shtoi: “Dhe faleminderit burgut. Ishte vërtet bukur”.

Çështja do të vazhdojë të ndiqet me interes, ndërkohë që Brown përballet me akuza që mund të kenë pasoja serioze për karrierën dhe lirinë e tij. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit