Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka reaguar pas situatave të fundit në veri duke bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ti kthehen dialogut e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit.
Cholleti ka bërë të ditur se ka pasur një bisede me Kurtin, ku i ka shprehur ngushëllime për rreshterin Afrim Bunjakun.
Ndërsa shtoj se denonë ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës.
“Biseduam me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënojmë ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, ka thënë Choleti përmes një postimi.
https://twitter.com/CounselorDOS/status/1706714119041126412?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1706714119041126412%7Ctwgr%5Ec06e568ee46dcae91685b6a1024e1c73f9dbd320%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fchollette-dyja-palet-duhet-te-kthehen-ne-dialogun%2F





