Home Ballina Chollet pas bisedës me Kurtin: Koha për të diskutuar për Asociacionin – mbështesim propozimin e BE-së

Chollet pas bisedës me Kurtin: Koha për të diskutuar për Asociacionin – mbështesim propozimin e BE-së

0
Chollet pas bisedës me Kurtin: Koha për të diskutuar për Asociacionin – mbështesim propozimin e BE-së

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, pas bisedës me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, tha se tash është koha për të diskutuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Chollet u shpreh gjithashtu se të dyja palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog.

“ShBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, është shprehur Chollet.

Ndërsa, bisedën me Cholletin, i pari i qeverisë, Albin Kurti, e cilësoi si “telefonatë fantastike”, teksa u shpreh se normalizimi i plotë kërkon njohje reciproke.

“Normalizimi i plotë kërkon njohje reciproke si element kryesor të marrëveshjes dhe gjithashtu respektimin e të drejtave të pakicave në të dy vendet”, shkroi Kurti,

Exit mobile version