8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Chollet në Departamentin e Mbrojtjes, Sullivan do ta zëvendësojë

- Advertisement -

Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi të hënën se një nga ndihmësit e tij më të lartë Derek Cholet po largohet për një detyrë të tjetër tek Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Cholet që njihet edhe për përpjekjet në dialogun Kosovë-Serbi, do të zëvendësohet nga Tom Sullivan i cili është vëllai  i Jake Sullivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden.

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, një veteran në poste që lidhen me sigurinë kombëtare në administratat presidenciale demokrate, do të bëhet shefi i shtabit të Austin. Tom Sullivan ka mbajtur pozitën e zëvendës shefit i stafit të Blinken për politika.

Chollet ishte nominuar per nënsekretar i mbrojtjes për politika, por konfirmimi i tij në Senat ishte ngecur dhe zyrtarët e administratës ishin bërë gjithnjë e më të frustruar nga vonesat e përsëritura.

Ndryshimetnë hierarkinë e sigurisë kombëtare ndodhin në kohën e shqetësimeve në rritje për zhvillimet në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe Kinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit