Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, të cilin e ka falënderuar atë dhe udhëheqësinë maqedonase për organizimin dhe mikpritjen e tyre, me rastin e takimit për dialog mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Ohër, me ndërmjetësim të BE-së.
Chollet dje tha se Kosova tani është më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE, pas bisedës telefonike që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, duke e uruar të parin e Qeverisë për marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.