21.9 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Chiesa në Angli, por fillimisht duhen larguar Salah e Saint-Maximin

- Advertisement -

“Të kuqtë” e Liverpool dhe “bardhezintjë” e Neëcastle po zhvillojnë një merkato vere fantastike, teksa deri më tani kanë afruar lojtarë me emër dhe tepër cilësor në klubet e tyre, megjithatë duket se nuk do të mbarojë gjithçka me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italian, “La Gazzetta dello Sport”, të dy klubet e lartpërmendura po tregojë interes të vazhdueshëm për anësorin e sulmit të Juventus, Federico Chiesa, mirëpo ka një problem.

Liverpool dhe Neëcastle janë gati të bëjnë një përpjekje për të blerë Chiesa nëse shesin respektivisht Mohamed Salah dhe Allan Saint-Maximin, me të dy lojtarët mund të përfundojnë në Arabinë Saudite, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje nga sauditët dhe nuk dihet se sa mund të zgjasë ky “operacion”.

Të ngjashme

Të fundit