-4.7 C
New York
Tuesday, February 10, 2026

Buy now

Chiesa largohet nga Liverpooli

- Advertisement -

Sulmuesi italian, Federico Chiesa pritet të largohet nga Liverpooli me të përfunduar sezoni aktual.

Mediumet në Angli, kanë raportuar se Liverpooli ka marrë vendim për ta nxjerrë në shitje Chiesan, i cili tashmë ka tërhequr interesimin e skuadrave italiane.

28-vjeçari nuk është në planet e klubit anglez, i cili për kartonin e tij po kërkon të paktën 30 milionë euro.

Chiesa në vitin 2024 iu bashkua Liverpoolit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028 kurse këtë sezon ka 3 gola e po aq asistime në 25 paraqitje.

Interesim për ta rikthyer Chiesan në Serie A të Italisë, ka kohë që ka shfaqur Juventusi por në garë për shërbimet e tij, janë edhe Napoli e Roma.

Të ngjashme

Të fundit