Giorgio Chiellini do të largohet në fund të sezonit nga Juventusi.
Mbrojtësi nuk ka pranuar që ta rinovojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”, duke kërkuar një aventurë të re, me shumë gjasë jashtë Evropës.
Kontrata e italianit skadon këtë verë dhe lojtari pritet të largohet si lojtar i lirë,
Interesim për veteranin kanë shprehur disa skuadra nga Major League Soccer dhe me shumë gjasë e ardhmja e futbollistit do të jetë pikërisht Amerika.
Mbrojtësi u transferua në Torino në vitin 2005 nga Fiorentina.
Gjatë këtyre viteve ai e ka fituar titullin kampion në Serie A nëntë herë, Kupën e Italisë pesë herë dhe Superkupen e Italisë po ashtu pesë herë.