Chiara Ferragni ka postuar foton e saj të parë me Giovanni Tronchetti Provera, duke konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre pothuajse një vit pas divorcit të saj nga Fedez.
Të shtunën, më 23 gusht, influencuesja italiane ndau një foto në rrjetet sociale, ku shihet duke përqafuar trashëgimtarin e Pirelli-t në det, me sfondin romantik të një perëndimi dielli.
Zërat për një marrëdhënie mes Ferragni-t dhe Tronchetti Provera-s nisën në nëntor të vitit 2024, kur u publikuan fotografi që i tregonin ata duke u puthur. Që atëherë, spekulimet për jetën e saj personale kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa çifti zgjodhi të mos komentojë publikisht.
Postimi i Chiara Ferragni-t vjen vetëm dy javë pas atij të ish-bashkëshortit të saj, Fedez, i cili prezantoi partneren e tij të re, Julia Honneger, përmes një postimi në Instagram gjatë pushimeve të tyre në Sardenjë.