Manchester City e ka shënuar fitoren e tetë radhazi në të gjitha garat.
Të shtunën pasdite, City fitoi në udhëtimin e vështirë te Nottinghami Foresti me rezultat 1:2
Ndeshja u vendos në pjesën e dytë.
Fillimisht, Tijjani Reijnders i dha epërsinë mysafirëve në minutën e 48-të.
Por vendasit reaguan dhe barazuan me Omari Hutchinson në të 54-n.
Ndeshja u vulos nga lojtari që po tregon paraqitje të shkëlqyera, Ryan Cherki. Francezi, pasi asistoi në golin e parë, shënoi vetë në minutën e 83-të për t’ia siguruar fitoren skuadrës së Pep Guardiolas.






