33.6 C
New York
Friday, July 18, 2025

Buy now

Cher i bashkohet të dashurit 40 vjet më të ri në “Javën e Modës” në Paris

- Advertisement -

Këngëtarja 77 vjeçare Cher iu bashkua të dashurit të saj, 37 vjeçar, Alexander Edwards në sfilatën e modës Balmain në Paris të mërkurën, duke konfirmuar se romanca e tyre është rikthyer.

Krijuesja e hitit “Believe”, ishte e gjitha e buzëqeshur teksa u pa duke u kapur për dore me të dashurin e saj, raporton PageSix.

Ajo kishte veshur pantallona të zinj të qepura me një xhaketë sportive të bardhë me detaje të zeza të qëndisura, si dhe një palë çizme lëkure, ndërsa Edwards veshi një kostum të zi sipër një këmishë të bardhë dhe një palë këpucë lëkure me platformë.

E një burim i tha TMZ se çifti, të cilët kanë një diferencë moshe 40-vjeçare dhe që ishin ndarë disa javë më parë, dhe se lajmi erdhi menjëherë pas sfilatës së modës “Versace” në mars.

Dyshja u lidh për herë të parë në mënyrë romantike në nëntor 2022, pasi u panë të kapur për dore gjatë një shëtitjeje në Los Angeles.

Ndërsa në dokumentet e gjykatës të siguruara nga The Post, Elijah Blue Allman, djali më i vogël i “Perëndeshës së Popit”, ishte me Marieangela King në Nju Jork nëntorin e kaluar, kur katër burrat hynë në dhomën e tyre të hotelit pa paralajmërim.

Por dyshja kishin kaluar 12 ditë së bashku përpara se Allman të largohej më 30 nëntor 2022  ditën e përvjetorit të martesës së tyre, dhe për këtë ajo shkruante se është shumë e shqetësuar  dhe se nuk e dinte vendndodhjen e tij.

Të ngjashme

Të fundit