28.8 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Chelsea triumfon në finalen e Ligës së Konferencës, katër gola kundër Betisit

- Advertisement -

Chelsea e ka fituar trofeun e garës evropiane Liga e Konferencës, duke e mposhtur në finale Real Betisin.

“Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat 4:1, duke përmbysur epërsinë e spanjollëve nga pjesa e parë.

Skuadra e Enzo Marescas pati paraqitje fantastike në pjesën e dytë, derisa ekipi vinte nga suksesi në Premier League, duke aiguruar Ligën e Kampionëve.

Betisi pas pjesës së parë në finale të Ligës së Konferencës, udhëhiqte me golin e Abde Ezzalzouli, i cili shënoi në minutën e nëntë. 

Por në finalen në Wroclaw të Polonisë, anglezët shpërthyen në pjesën e dytë.

Me dy asistime të Cole Palmer, Chelsea barazoi fillimisht me Enzo Fernandez (65’) dhe kaloi në epërsi me Nicolas Jackson (70’).

Zëvendësuesi Jadon Sancho me golin e minutës së 83-të, dhe Moises Caicedo në

Minutën e parë shtesë i dhanë fund dilemës së fituesit për të nisur festën në kampin londinez.

Trofeu i Conference League e bën Chelsean sluadrën e vetme në Evropë që fiton të gjitha kupat evropiane në futbollin modern.

Të ngjashme

Të fundit