Me vetëm pak ditë të mbetura deri në mbylljen e afatit dimëror, Chelsea ende nuk ka realizuar ndonjë goditje të madhe në merkato.
Sipas raportimeve nga Spanja, “Blutë” kanë kthyer vëmendjen drejt sulmuesit brazilian Endrick, për të cilin janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 80 milionë euro.
Endrick, aktualisht i huazuar te Lyon, po kalon një formë të shkëlqyer, me 4 gola dhe 1 asist në tri ndeshje, përfshirë një hat-trick në Ligue 1.
Këto paraqitje kanë zgjuar interesimin e Chelseat, që e sheh atë si partner ideal për Estevao, i cili është përshtatur me sukses në Stamford Bridge.
Real Madrid, që e ka huazuar lojtarin për shkak të mungesës së minutave, mund të jetë i hapur ndaj një oferte të lartë.
Chelsea beson se transferimi i Endrick është më i realizueshëm sesa objektiva të tjerë dhe po shtyn fort drejt këtij operacioni në ditët e fundit të merkatos.






