Chelsea dhe Manchester United janë në bisedime të avancuara për transferimin e Alejandro Garnachos, raporton gazetari Fabrizio Romano.
“Chelsea ka konfirmuar ofertën e tyre, e cila arrin në 35-40 milionë paund në total, dhe tashmë janë në pritje të dritës së gjelbër nga Manchester United”, shkruan Romanoja në X.
“Marrëveshja pritet të mbyllet, është vetëm çështje kohe… pasi Garnacho-ja dëshiron vetëm kalimin te Chelsea”.
“Zyrtarizimi pritet së shpejti”.