24.9 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Chelsea shpallet kampion i Kupës së Botës për klube, mposht PSG-në

- Advertisement -

Chelsea është shpallur kampion në Kupën e Botës për Klube pasi e ka mposhtur PSG-në me rezultat të thellë prej 3-0.

Goli i parë në takim u shënua nga Cole Palmer në minutën e 22-të të takimit, pasi Chelsea i dominoi plotësisht minutat e ndeshjes deri te goli i parë.

Tetë minuta më vonë, Palmer u shfaq përsëri në skenë ku e dyfishoi epërsinë në stilin e njëjtë siç e realizoi golin e parë.

Kurse dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Palmer dhuroi asistim të bukur për Joao Pedro, i cili shënoi gol të bukur për ta vulosur rezultatin përfundimtar.

Në pjesën e dytë, PSG-ja nuk bëri asgjë më tepër sesa të mbetej pa një lojtar më pak në fushë, ku në minutën e 85-të Neves u përjashtua pasi e kapi për flokë Cucurellan.

“Blutë” e Londrës ia shkaktuan humbjen më të thellë Parisit pas fitoreve mjaft të mëdha të këtyre të fundit, duke e mposhtur Interin në finale e Ligës së Kampionëve me rezultat 5-0, ndërsa Realin e mposhti në gjysmëfinale të Kupës së Botës me rezultat 4-0.

Të ngjashme

Të fundit