16 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Chelsea shënon në frymën e fundit, mbanë gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve

- Advertisement -

Chelsea ka arritur që të marrë një fitore të madhe ndaj Fulhamit si mysafir, në një ndeshje mjaft të luftuar, duke i mbajtur gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca fitoi 2-1 në terrenin e rivalit lokal, Fulhamit, me një gol mjaft të vonshëm.

Fulhami mori epërsinë në minutën e 20-të, përmes Alex Iëobit.

Chelsea barazoi rezultatin në minutën e 83-të, me anë të George, i cili shënoi golin e parë në Premierligë.

Dhjetë minuta më vonë, në minutë e 93-të, ishte Pedro Neto që i dha fitoren “Bluve të Londrës”.

Me këtë fitore, Chelsea është në pozitën e pestë – përkohësisht – me 57 pikë, aq sa ka edhe Nottingham Forest me një ndeshje më pak.

Ndërkohë, Fulhami është i nënti me 48 pikë.

Kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në përmbyllje të sezonit.

Të ngjashme

Të fundit