Skuadra e Chelsea ka qenë e gatshme të heq dorë nga shërbimet e N’Golo Kante, për të siguruar Matthijs De Ligt.
Gjatë merkatos së kaluar, Chelsea shfaqi interesim për qendërmbrojtësin holandez, De Ligt.
Sipas raportimeve të ‘Daily Express’, Chelsea ofruan një shkëmbim Kante – De Ligt, përcjell lajmi.net. Këtë opsion refuzoi Juventus.
Mbrojtësi holandez, De Ligt vendosi t’i bashkohej skuadrës së Bayern Munich.
Kante vazhdon të jetë lojtar i Chelsea, por është larg formës së dikurshme.