Chelsea do të vazhdojë të insistojë për t’i siguruar shërbimet e Moises Caicedo, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Klubi nga Londra ka shprehur interesim për sulmuesin nga Ekuadori edhe në muajin janar, megjithatë Brighton nuk e ka pasur në listën e shitje në afatin kalimtar të dimrit.
Për 21 vjeçarin ka shumë klube të interesuara, derisa ditë më parë edhe trajneri i tij Roberto De Zerbi e pranoi faktin se ekipi i tij do të mbetet pa disa nga yjet, në mesin e të cilëve edhe Caicedon.