2.3 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Chelsea nis negociatat me Realin për Rodrygon

- Advertisement -

Skuadra e Chelseat po synon të forcohet në repartin e sulmit në afatin kalimtar të janarit, dhe tashmë po synon transferimin e sulmuesit të Real Madridit, brazilianit Rodrygo.

Mësohet se klubet kanë nisur negociatat dhe Rodrygo është i gatshëm të zhvendoset në Premier League, pasi nuk bën pjesë në planet e Real Madridit.

Braziliani nuk shihet si lojtar i rëndësishëm për trajnerin Xabi Alonso, i cili ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e tij.

Para fillimit të këtij sezoni, Rodrygo kërkohej me ngulm nga Arseali e Manchester City por kërkesa e lartë e Realit për kartonin e tij, bëri që transferimi mos të realizohet.

Tani, Chelsea ka gjasa të mira për të siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut.

Të ngjashme

Të fundit