Vetëm gjashtë ditë pas firmosjes me Chelsean, Joao Pedro shkëlqeu në debutim.
Ai arriti të realizojë dy gola, në minutën e 21-të dhe të 51-të, në fitoren 2:0 ndaj Fluminenses.
Me këtë paraqitje, ai ua siguroi kualifikimin e londinezëve në finalen e Botërorit të Klubeve.
Chelsea tani pret fituesin e përballjes mes Real Madridit dhe PSG-së.