Home Sport Chelsea merr fitore të madhe në derbin e Londrës

Chelsea merr fitore të madhe në derbin e Londrës

0
Chelsea merr fitore të madhe në derbin e Londrës

Chelsea ka shënuar fitore ndaj West Ham me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 24-të të Ligës Premier.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë i dobët, me pak raste shënimi nga të dyja ekipet.

Jarrod Bowen arriti të hap ndeshjen në minutën e 42-të me në gol të bukur për mysafirët.

Chelsea arriti të barazojë rezultatin në minutën e 64-të, kur Pedro Neto shënoi për 1-1.

Në minutën e 75-të, Chelsea mori epërsinë dhe kjo fal mbrojtësit të West Ham, Aaron Wan-Bissaka që shënoi autogol.

Deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe Chelsea mori fitoren e 12-të, që e dërgon në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa West Ham mbetet i 15-ti me 27 pikë.

Exit mobile version