3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Chelsea me rikthim mahnitës triumfon ndaj Tottenhamit

- Advertisement -

Chelsea ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Tottenhami, në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë.

“Blutë” edhe pse ishin në disavantazh prej dy golave, arritën të ndillenen për të fituar me rezultat 3:4 në fund.

Pas vetëm pesë minutave lojë, Brennan Johnson gjeti të lirë Dominic Solanke, i cili e kishte të lehtë ta dërgonte topin në portën e zbrazur për t’i dhënë epërsinë vendasve (5’).

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Dejan Kulusevski dribloi për mrekulli dhe pastaj shënoi për ta dyfishuar epërsinë (11’).

Sidoqoftë, Chelsea u këndell shpejtë. Jadon Sancho me një eurogol nga distanca e ngushtoi epërsinë (18’).

Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, ku “Blutë” arritën ta përmbysnin epërsinë. Fillimisht Bissouma shkaktoi penallti, nga aty Cole Palmer si zakonisht ishte i saktë për ta barazuar rezultatin (61’).

Tottenham lehtë mund ta rikthente epërsinë mirëpo kapiteni Heung-min Son dështoi përballë Sanches. E pastaj hyri në fuqi rregulli i pashkruar i futbollit, kur nuk shënon e pëson. Ishte Enzo Fernandez që u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer nga goditja e Palmer për ta përmbytur rezultatin (74’).

Fitoren e Chelseas pastaj e vulosi Palmer, sërish nga pika e bardhë – të cilën e nxori vetë meqenëse u faullua nga Mata Sarr (84’).

E tëra që bëri Tottenham ishte goli i fundit, në kohën shtesë falë Son që realizoi pas asistimit të Maddison (90+7′).

Chelsea kësisoj rikthehet në pozitën e dytë në Premierligë me 31 pikë, katër më pak se lideri Liverpool kurse Tottenham qëndron në pozitën e 11-të me 20 sosh.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit