10.2 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

Chelsea me ofertë bombastike për yllin e Atl Madrid

- Advertisement -

Merkatoja e verës pritet të ndizet nga një tjetër “telenovelë” futbolli: e ardhmja e Julian Alvarez.

Sipas raportimeve të mediave britanike dhe spanjolle, Chelsea është futur seriozisht në garë për të transferuar sulmuesin argjentinas, Julian Alvarez i cili aktualisht pjesë e Atletico Madridit.

Klubi londinez po përgatit një ofertë prej 150 milionë eurosh për ta rikthyer Alvarezin në Premier League.

Një rol të rëndësishëm në këtë operacion pritet ta ketë Enzo Fernandez, i cili do të ndihmojë drejtuesit e Chelseat për të bindur bashkëkombësin e tij që t’i bashkohet “Bluve të Londrës”.

Nëse realizohet, transferimi i Alvarezit do të ishte një nga më të bujshmit e verës, dhe një sinjal i qartë se Chelsea po kërkon rikthimin e lavdisë në futbollin anglez.

Të ngjashme

Të fundit