31.4 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Chelsea me një ofertë të parezistueshme drejt Leizpigut për Xavi Simons

- Advertisement -

Chelsea është në bisedime me RB Leipzig për një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Xavi Simons dhe mund të sjellë rikthimin e Christopher Nkunkut te klubi gjerman.

Leipzig dëshiron rikthimin e sulmuesit francez, i cili u bashkua me Chelsean në një kontratë gjashtëvjeçare në vitin 2023 për 52 milionë euro, por nuk u integrua mirë në Londër. 

 Ai mund të zëvendësojë Benjamin Seskon, që sapo u transferua te Manchester United. 

Chelsea janë duke negociuar me klubin gjerman për transferimin e Xavi Simons, me të cilin janë pajtuar tashmë për kushtet personale, edhe pse kishte interes nga Bayern Munich. 

 Leipzig e vlerëson Simonsin rreth 70 milionë, ndërsa Chelsea po synon ta përfshijë Nkunkun si pjesë të marrëveshjes, duke e vlerësuar atë 40 milionë, sipas The Guardian. 

‘Blutë e Londrës’ pritet të paguajnë një shumë shtesë për yllin holandez, i cili mund të luajë në pozicione të ndryshme në sulm. 

 Leipzig gjithashtu ka interes të nënshkruajë me Harvey Elliott nga Liverpooli. 

Chelsea në ndërkohë është ende në bisedime me Manchester Unitedin për Alejandro Garnacho dhe shpresojnë të shesin Nicolas Jackson për të përmbushur kriteret financiare.

Të ngjashme

Të fundit