Pas një mungese prej një sezoni në garat evropiane, me pjesmarrjen e fundit që ishte në 2022/23 në Ligë të Kampionëve, ata priten të kthehen në garën e tretë për nga rëndësia në Evropë.
Skuadra e Enzo Marescas ishte më e mirë gjatë tërë takimit, por që edhe zviceranët patën rastet e tyre.
45 minutat e para të takimit u mbyllën pa gola në Stamford Bridge, teksa dy golat e londinezëve u shënuan në pjesën e dytë.
Goli i parë erdhi në minutën e 50-të, kur Christopher Nkunku shënoi nga pika e bardhë për 1:0.
Noni Madueke që hyri në lojë pak minuta pas golit të parë, duke zëvendësuar Pedro Neton, shënoi golin e rezultatit përfundimtar.
Zhvillohej minuta e 76-të kur Enzo Fernandez dërgoi një asist të mirë në zonë, me Madueken që shënoi gol fantastik për 2:0.
Me rezultatin 2:0 u mbyll takimi dhe tani Chelsea është larg vetëm 90 minuta për të siguruar një vend në grupet e Ligës së Konferencës.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 29 gusht me fillim nga ora 20:30, në Stade de Geneve.