Tri skuadrat nga Premier League e Anglisë, Chelsea, Liverpooli dhe Newcastle Unitedi kanë shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës së Kampionëve.
Përderisa Liverpooli e Newcastle regjistruan fitore bindëse, Chelsea fitoi me rezultatin minimal 1:0 ndaj Pafosit.
Golin e vetëm në ndeshjen e luajtur të mërkurën mbrëma në Londër, e realizoi mesfushori Moises Caicedo në minutën e 78-të.
Liverpooli triumfoi 3:0 në udhëtim ndaj Marseillet, ndërsa golat i realizuan Dominic Szoboszlai (45’), Geronimo Rulli (72’) autogol dhe Cody Gakpo (90’).
Me shifrat 3:0 edhe Newcastle mposhti skuadrën e PSV Eindhovenit me golat e Yoane Ëissa (8’), Anthony Gordon (30’) e Harvey Barnes (65’).
Liverpooli ka tubuar 15 pikë, dy më shumë se Newcastle e Chelsea.






