Chelsea pas dy ndeshjeve është kthyer të fitorja në Ligën Premier, duke mposhtur në shtëpi Evertonin.
“Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat komod 2-0.
Cole Palmer që mungoi për një periudhë të gjatë kaloi vendasit në epërsi pas asistimit të Malo Gustos (21’).
Vetëm tre minuta më vonë, Alejandro Garnacho kishte një rast të artë për të dyfishuar epërsinë por dështoi në portën e zbrazur.
Ndërsa, ishte Gusto që shënoi nga afërsia për ta vulosur fitoren pas asistimit të Pedro Netos (45+1’).
Chelsea ishte shumë më e rrezikshme edhe në pjesën e dytë, ku Garnacho sërish rrezikoi por nuk arriti t’i finalizonte.
Chelsea pas kësaj fitore ngjitët në pozitën e katërt në Ligën Premier me 28 pikë, derisa Everton bie në vendin e tetë me 24 sosh.






