Një biletë për finalen e madhe të UEFA Europa Conference League, diskutohet mes skuadrës suedeze, Djurgarden dhe asaj angleze, Chelsea.
Akti i parë zhvillohet në Suedi, ku londinezët kanë udhëtuar për ta kryer gjysmën e punës, para duelit të kthimit.
Megjithatë skuadra vendase po kalon momentumin më të mirë në histori të tyre, pasi nuk ka qenë asnjëherë më parë në gjysmëfinale të ndonjë kompeticioni evropian.
Për të arritur në këtë fazë, ata eliminuan ekipin e madh italian, Lazio.