Chelsea i ka lënë prapa tri disfatat radhazi duke shënuar fitore në Premierligë kundër Crystal Palace, në kuadër të javës së 20-të.
“Blutë” e Londrës triumfuan 1:0 ndaj Crystal Palace në stadiumin “Stamford Bridge”, shkruan Demokracia.com.
Goli që vulosi epilogun e këtij takimi u realizua në minutën e 64-të me autor Kai Havertz. Reprezentuesi gjerman shënoi gol të bukur me kokë, falë edhe harkimit të Ziyech.
Me këtë fitore Chelsea pozicionohet në vendin e dhjetë me 28 pikë, gjashtë më pak ka Crsytal Palace që zë pozitën e 12-të.