Chelsea ka arritur të marrë një pikë të madhe në “Etihad” ndaj Manchester Cityt, me një gol në minutat e fundit të ndeshjes.
Është Enzo Fernandez që i ka shënuar golin ‘tronditës’ Cityt, me argjentinasin që i bën një nder të madh Arsenalit.
Ndeshja pas 90-të minutave përfundoi 1-1, me vendasit që dolën të parët në epërsi në pjesën e parë.
Ishte Tijjani Reijnders që shënoi në minutën e 42-të të ndeshjes për 1-0.
Gjatë tërë pjesës së dytë, Chelsea ishte në ndjekje të rezultatit, por që nuk arrinte të kërcënonte seriozisht portën e Cityt.
Kështu ishte deri në minutën e 93-të, kur Enzo Fernandez e barazoi rezultatin pas një tollovie në mbrojtjen vendase.
Fernandez shënoi për 1-1, dhe kështu i bëri nder Arsenalit, i cili tashmë kryeson i vetëm me gjashtë pikë më shumë se City në pozitën e dytë me 42 sosh.
Ndërkohë, me këtë pikë të fituar, Chelsea shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e pestë në tabelë. /Express/






