Aubameyang festoi në dhomat e zhveshjes së Barcelonës fitoren e Blaugranës në El Clasico me Real Madridin, duke indinjuar klubin e tij, Chelsea, i cili tani mund të marrë vendimin drastik të ndërprerjes së kontratës.
Kështu beson Mundo Deportivo, e cila hipotezon edhe rikthimin e gabonezit te Barça në rast lamtumire me Blutë.
Në realitet, festa me katalanasit – përsëri sipas gazetës spanjolle – do të ishte vetëm një pretekst për Chelsea për të hequr qafe ish-sulmuesin e Arsenalit, tashmë të injoruar nga Potter, i cili gjithashtu e përjashtoi atë nga lista e Champions League në favor të Enzos Fernandez, Joao Felix dhe Mykhailo Mudryk.