Home Sport Chelsea gati të shpenzojë 20 milionë euro për ‘’mrekullinë’’ e Santos, Deivid Washington

Chelsea gati të shpenzojë 20 milionë euro për ‘’mrekullinë’’ e Santos, Deivid Washington

0
Chelsea gati të shpenzojë 20 milionë euro për ‘’mrekullinë’’ e Santos, Deivid Washington

Chelsea thuhet se i ka ofruar Santos 20 milionë euro për të nënshkruar me brazilianin, Deivid Washington.

Tani, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, rapoton se ata janë marrë vesh për kushtet personale dhe se lojtari e dëshiron transferimin, por së pari duhet të kalojë në formë huazimi tek Strasbourg në Ligue 1, shkruan Goal.com

Nëse nënshkruan, 18-vjeçari do të bëhej transferi i shtatë i londinezëve në këtë afat kalimtar së bashku me Christopher Nkunku, Axel Disasi, Nicolas Jackson, etj.

Për më tepër, ai do të bëhej lojtari i dytë i Santos që transferohet tek Chelsea pas ardhjes së Gabriel Angelos në korrik.

Exit mobile version