5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Chelsea fiton në sekondat e fundit të ndeshjes

- Advertisement -

Chelsea fitoi 1-0 përballë West Ham, në sfidën e javës së 34-të të Premier League. Blutë e Londrës në këtë mënyrë i falen golit të shënuar nga Pulisic në minutën e 90-të të takimit.

Miqtë mbetën me 10 lojtarë në minutën e 86-të, pas daljes me të kuq të Dawson. Jorginho humbi penalltinë më pas për skuadrën vendase, teksa skuadrën e shpëtoi goli i Pulisic.

Në këtë mënyrë të besuarit e Thomas Tuchel rikthehen te fitorja në kampionat, pas asaj humbje ndaj Arsenalit, ndërsa mbajnë vendin e 3-të me 65 pikë. Ndërkohë nga ana tjetër West Ham mbetet në vendin e 7-të me 52 pikë.

Fitore “identike” në shtëpi mori edhe Burnley që mposhti Wolves. Një 3 pikësh me vlerë shumë të madhe në garën për mbijetesë. Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Vydra në minutën e 62-të, realizim që rezultoi edhe i fitores për skuadrën vendase.

Me këtë fitore Burnley zhyt në zonën e nxehtë Evertonin, teksa ka grumbulluar 31 pikë dhe mban vendin e 17-të, ndërsa Wolves mbetet në kuotën e 49 pikëve në vendin e 8-të.

Do të mbyllej në barazim 2-2 takimi mes Brighton dhe Southampton, me skuadrat që ndajnë kështu nga një pikë në takimin e javës së 34-të të Premier Leagues.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit