29.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Chelsea fitoi 3-0 ndaj PSG-së në Botërorin e Klubeve, Rita Ora si ‘sharm i fatit’ në tribunë

- Advertisement -
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ishte një nga të famshmit e pranishëm në ndeshjen e Kupës së Botës për Klube, ku Chelsea mundi Paris Saint-Germain me rezultat 3-0.

Ngjarja u zhvillua në MetLife Stadium, New Jersey, dhe Rita u shfaq e entuziazmuar dhe duke festuar me dorëza të zeza dhe shami të mëndafshtë në ngjyrë të zezë e rozë.

Fotografia e saj u përshkrua nga Rosie Matheson si “sharm i fatit njerëzor” për skuadrën e Chelsea.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas përfundimit, lojtarët e Chelsea morën trofeun nga presidenti amerikan Donald Trump.

Disa ditë më parë, Rita ishte parë duke shijuar qytetin e New Yorkut dhe veçanërisht lagjen e Brooklyn-it, ku udhëtoi me metro me një stil të thjeshtë dhe komod: një bluzë të bardhë, xhinse të lehta, sandale të zeza, të kombinuara me një çantë luksoze Hermes dhe bizhuteri unike.

Foto: Screenshot/Instagram

Krahas kësaj, artistja ditë më parë ka folur edhe për marrëdhënien e ngushtë dhe mbështetjen që ka marrë nga Beyonce gjatë periudhës kur ajo u përfshi në disa thashetheme të pakëndshme.

Në një intervistë për podcastin “Begin Again” me Davina McCall, Rita rrëfeu se Beyonce ka qenë për të si një ‘nënë magjike’, duke e mbështetur pavarësisht akuzave të pabaza që lidhnin Ritën me një histori dashurie me Jay-Z.

Foto: Screenshot/Instagram

Këto thashetheme u përhapën pas publikimit të albumit “Lemonade” të Beyonce në vitin 2016, ku këngëtarja trajtoi temën e tradhtisë dhe një personi të quajtur “Becky with the good hair”.

Të ngjashme

Të fundit