11.3 C
New York
Wednesday, November 26, 2025

Buy now

Chelsea e “shkatërron” Barcelonën, fiton pastër në Londër

- Advertisement -

Chelsea ka marrë një fitore të madhe në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Barcelonën në Londër.

Në “Stamford Bridge”, Chelsea ka arritur të fitojë 3-0 ndaj Barçës.

Serinë e golave për Chelsean e hapi autogoli i Jules Kounde në minutën e 27-të, pasi më parë i ishin anuluar dy gola për pozitë jashtëloje skuadrës londineze.

Në përfundim të pjesës së parë, Barcelona mbeti me një lojtar më pak, pasi Ronald Ararujo u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Pasi nisi pjesa e dytë, pas dhjetë minutave, Chelsea e dyfishoi epërsinë me anë të brazilianit, Estevao.

Në minutën e 73-të, “Blutë” e Londrës shënuan golin e tretë, përmes Liam Delapit, që u asistua nga Enzo Fernandez.

Barcelona nuk bëri asgjë deri në përfundim të ndeshjes, dhe kështu pësoi humbjen e dytë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.

Chelsea ka dhjetë pikë pas pesë ndeshjeve, teksa Barcelona ka vetëm shtatë./

Të ngjashme

Të fundit